Tek Veleçiku ende nuk i ka ikur inati me arbitrimin e ndeshjes se fundit ndaj Beselidhjes (e fituar nga kjo e fundit 3-1) sepse sipas pjestareve te tij, ai ndikoi ne rezultat. Pikerisht per kete arsye, gazeta “Shkodra Sport” ka botuar diten e djeshme nje reagim te drejtorit teknik Nuri Rexha.

Ai fajesonte arbitrin per mosdhenien e dy 11-metershave ne favor te Veleçikut dhe me pas akordimin e nje 11-metershi te paqene per Beselidhjen qe solli edhe dy kartona te kuq per futbollistet koplikas.

Por poshte ketij shkrimi ka ardhur nje reagim i pjestarit te stafit teknik te Beselidhjes, Edvin Hoxha, i cili siç dihet me pare ka qene arbiter futbolli dhe ne reagimin e tij kuptohet qe flet edhe per rregullat e arbitrimit.

“E keni gabim. Asnje nga rastet e Velecikut s’ka qene 11- metersh dhe kete e them me bindje.
Per sa i perket pennalltise ne favor te Beselidhjes, arbitri ishte shume afer, pastaj nga aty ku ishim te gjithe ne ajo te le pershtypjen e penalltis,e por asnje nga pankina s’mund te flase i sigurte. Per shembull, per mua ishte penallti e paster.

Per sa i perket kartonave, me falni po ça faji ka arbitri qe ate e shajne dhe e ofendojne? Edhe ky qenka faji i tij?

Ai ishte nje arbiter i ri dhe i uroj suksese pasi te gjitha rastet i zgjidhi ne menyre perfekte.
Po s’me besuat, ne qofte se keni pamje shikojini dhe flasim perseri. Beselidhja ne te paren se e meriton qyteti dhe Veleçikut i uroj suksese”./SHKODRA-SPORT.COM/