Vllaznia mori një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Partizanit në javën e 12t-të të Superligës. Sfida e zhvilluar në “Loro Boriçi” u vendos nga një gol i shënuar nga Latifi në pjesën e parë.
Ndërsa në fraksionin e dytë shkodranët ruajtën deri në fund rezultatin edhe pse luajtën pë rreth 30 minuta me një lojtar më pak pas daljes me të kuqtë të Krymit.
Pas ndeshjes nuk kanë munguar as batatuta mes lojtarëve shkodran. Latifi ka postuar një foto në rrjetet sociale në momentin e golit dhe Gurishta i ka komentuar.
“Shiko reagimin tim mbrapa”, shkruan Gurishta. “Avash o kapiten e harrove që isha aty?!”, shkruan në komentin e tij Latifi. Një fitore e tillë përballë një rivali direkt për titull ka shtuar edhe më shumë atmosferën pozitive te Vllaznia./newsport/