Diten e sotme eshte hedhur shorti i kampionatit Europian te boksit per 18 vjeçaret qe po zhvillohet ne Potec te Kroacise. Pjesmarres ne kete eveniment te rendesishem eshte edhe kombetarja shqiptare e cila drejtohet nga trajneri Klaudio Çekini.

Ajo ka ne perberje te saj pese sportiste dhe konkretisht Adam Maca pesha 57 kg, Bujar Hekuri pesha 60 kg, Besian Karaj pesha 67 kg, Ersi Gjana pesha 71 kg dhe Leo Xhongoli pesha 80 kg.

Kuptohet qe pa lene menjane sportistet e tjere, vemendja me e madhe eshte e perqendruar tek sportisti Adam Maca i cili siç dihet ne dhjetor te vitit te kaluar u shpall nenkampion bote per 16 vjeçaret, ndersa ne kete Europian ai synon vendin e pare dhe titullin e larte kampion Europe.

Sipas trajnerit te tij Klaudio Çekini, forma sportiste qe ka aktualisht Adam premton shume dhe prandaj pritshmerite per te jane te medha. Por nga ana tjeter, boksieri yne ka qene me fat sot ne short duke u kualifikuar direkt ne turin e dyte ku do te ndeshet me 9 prill ndaj nje boksieri kroat.

Shpresat jane te medha qe kombetarja shqiptare te mos kthehet edhe nga ky event pa medalje dhe nese do te ishte keshtu, padyshim qe do te kishim te benim me nje tjeter arritje te boksit shqiptar./www.shkodrasport.com/