Zinedine Zidane, nuk dëshiron të ndryshojë asgjë nga sezoni i tij i parë si trajner i Real Madridit, dhe si në verën e vitit 2016, ai e dërgoi skuadrën e “Los Blancos” në hotelin “Ritz-Carlton” në Montreal të Kanadasë për turneun para-sezonal.

Hoteli luksoz do të jetë mikpritës i klubit ‘madrilen’, në përgatitje për sezonin e ri, 2019/20.

Ky hotel me pesë yje përfshin gjëra luksoze si një pishinë në çati, SPA dhe 96 dhoma, prej të cilave 33 janë suita.

‘Los Blancos’ do të qëndrojnë në këtë hotel deri në datën 18 korrik, nga ku më pas ‘madrilenët’,do të udhëtojnë drejt SHBA-së, për të zhvilluar ndeshjet kundër Bayernit (21 korrik), Arsenalit (24 korrik) dhe Atletico Madridit (27 korrik).