Victor Da Silva dhe Vllaznia janë në fundin e kontratës. Braziliani i sulmit ka edhe 40 ditë kontartë me shkodranët, teksa në klauzolë thuhet qartë se palët mund të rinovojnë edhe për dy vite të tjera nëse gjejnë bashkëpunimin.
27 vjeçari prej dy sezonesh po bën mirë në “Loro Boriçi”, duke fituar edhe dashurinë e fansave, por duke u shnderruar edhe ne protagonist per kete skuader me lojen dhe golat e tij.
Da Silva është ambientuar mirë në Shkdoër, me brazilianin që dje ka qenë i pranishëm edhe në ndeshjen e basketbollit mes Vllaznisë dhe Teutës për meshkuj, fituar nga kuqeblutë.
Një shenjë dashurie për klubin dhe qytetin, teksa do jetë fundi i qershorit ai që do vendosë pikat mbi “i” në lidhje me kontratën e re./newsport/