Skandali i ndodhur në ndeshjen e sotme mes Kamzës dhe Laçit ku u dhunua arbitri Eldorian Hamiti ishte një ngjarje e shëmtuar. Disa tifozë hynë në fushën e lojës duke goditur arbitrin kryesor me grushta dhe shkelma duke e gjakosur.

Forcat e policisë arritën në kohë vonesë për të evituar sherrin e ndodhur. Lidhur më këtë ngjarje ka reagur dhe një prej menaxherëve në futbollin shqiptar. Bëhet fjalë për Florian Biba i cili me anë të një postimi në Instagramin e tij është shprehur:

“Turpi i radhës! Masakra e radhës! Radhën duhet ta ketë Federata! Ishte shumë pak për ju!, u shpreh Florian Biba duke dal kundër vendimit të arbitrit.