Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore te rendesishme ne kampionat dhe vazhdon te ruaje vendin e pare ne renditje edhe pas javes se 22-te duke qene ne kete menyre pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion kur kane mbetur 5 jave deri ne fund te tij.
Ne fakt ndeshja nisi me mire per te kuqte qe kaluan ne avantazh me ane te futbollistit nga Malesia e Madhe Klevis Dragaj. Por avantazhi i tyre do te zgjaste vetem pak minuta sepse do te ishte Rejan Alivoda ai qe ne minuten e 15-te do te barazonte rezultatin.
Nje minute para fundit te pjeses se pare, per nje prekje te topit me dore brenda zones se rreptesise nga nje mbrojtes i Partizanit, arbitri Shahini ka akorduar 11-metersh dhe nga pika e bardhe, Paulo Pjeshka do te shenonte golin e dyte per Vllaznia U21 e cila e mbyll kete pjese ne shifrat 2-1 ne favorin e saj.
Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte rradha e mesfushorit Elidon Dulaj qe te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje qe mbyllet me fitoren e kuqebluve te trajnerit Elvis Plori me rezultatin 3-1.
Me kete trepikesh ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 30 pikeve dhe udheheq i vetem renditjen nderkohe qe Bylis eshte i dyti me 28 pike ndersa Partizani ka mbetur ne kuoten e 24 pikeve. Deri ne perfundim te kampionatit kane mbetur edhe 5 jave per t’u luajtur dhe Vllaznia U21 sigurisht qe do te tentoje ta ruaje vendin e pare deri ne fund, per t’u shpallur ne kete menyre kampion i kesaj grupmoshe./SHKODRA-SPORT.COM/