Erkand Qerimaj po garon në kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Yerevan të Armenisë. Peshëngritësi shkodran ishte i pari shqiptar që u ngjit në pedanë duke konkuruar në Baterinë B për peshën 73 kilogramë.

Qerimaj e nisi garën me 145 kg duke arritur ta ngrejë me stilin e shkëputjes. Sakaq edhe në provën e dytë bëri të njëjtën gjë duke ngritur 150 kg. Ndërsa në të tretën dështoi me 152 kilogramë.

Kampioni shqiptar i peshëngritjes e mbylli këtë Bateri përkohësisht në i pari. Ndërsa në stilin e shtyjes e nisi me 168 kg duke arritur të përfundojë me sukses provën e parë. Por në të dytën dhe të tretën dështoi, përkatësisht me 173 dhe 174 kg. Me 318 kg në të dy garat, Qerimaj renditet përkohësisht në vendin e tretë ne baterine B.

Ndërkohë sonte në mbrëmje do të garojë në Baterinë A Briken Calja. Pas perfundimit te kesaj baterie, mbetet per t’u pare edhe renditja perfundimtare e Qerimajt ne kete peshe.