Vllaznia po i jep doren e fundit pergatitjeve per sezonin e ri futbollistik dhe si rrjedhoje stafi teknik gjate ndeshjeve europiane apo dhe atyre miqesore qe ka zhvilluar, ka konstatuar se ne reparte te caktuara skuadra ka nevoje ende per perforcime.
Ne fakt, edhe tifozet e kane shprehur heperashere nje gje te tille duke mos qene shume dakord me disa emra qe kane ardhur ne Shkoder gjate merkatos se kesaj vere. Pikerisht per kete arsye dy dite me pare, gazeta “Shkodra Sport” ka organizuar nje sondazh per te marre nje mendim nga lexuesit (tifozet) se si e vleresojne merkaton e deritanishme te Vllaznise.
Ne kete sondazh kane marre pjese 516 vete dhe shumica e tyre, 271 vete ose thene ndryshe 52.52 % e kane konsideruar aspak te mire merkaton qe ka zhvilluar deri ne keto momente Vllaznia.
Nderkohe 163 vete ose 31.59 % e votuesve e kane konsideruar te mire, ndersa vetem 46 vete ose 8.91 % e votuesve e konsiderojne shume te mire kurse 36 vete nuk kane preferuar te pergjigjen.
Kesisoj duket qarte se tifozet jane te pakenaqur sepse duan emra te rendesishem per blerjet, por nga ana tjeter, nje pjese e mire e tifozeve e konsiderojne te mire sepse drejtuesit e Vllaznise kane ndryshuar strategji duke i besuar me shume lojtareve te rinj te cilet jane nje garanci edhe per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/