Vllaznia-Tirana është një nga supersfidat e javës së 7-të të Abissnet Superiore. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet ditën e shtunë në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të startojë në orën 16:45.

Për të “ndezur” akoma edhe më shumë këtë ndeshje ka menduar Xhevahir Sukaj. Ish-sulmuesi shkodran ka publikuar në rrjetet sociale një foto kur luante me Vllazninë në një përballje ndaj Tiranës.

Në foton e publikuar shihet që Sukaj i kalon topin poshtë këmbëve një prej lojtarëve bardhebluve.

Një “provokim” që vjen nga ish lojtari shkodran para klasikes së futbollit shqiptar që do të luhet këtë fundjavë./newsport/