Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFOTO/ Tre lojtarë të Bajernit në formacionin e javës në Champions, më...

FOTO/ Tre lojtarë të Bajernit në formacionin e javës në Champions, më në fund edhe Kurtua

UEFA ka publikuar në faqen e saj në Tuiter formacionin më të mirë të Champions League, duke iu referuar ndeshjeve të fundit, që u luajtën ditën e martë dhe të mërkurë.

Në formacionin e përzgjedhur nga UEFA bënin pjesë dy lojtarë të Napolit, Marek Hamshik dge Dries Mertens, të cilët u paraqitën shumë mirë ndaj Crvena Zvezdës. Por më shumë lojtarë në formacionin më të mirë të kësaj jave ka Bajerni i Mynihut, Kimish, Roben dhe Levandovski.

Më në fund, një moment i mirë edhe për portierin e Realit të Madridit, Tibo Kurtua, i cili kishte marrë shumë kritika në ndeshjet e mëparshme. Formacioni më i mirë sipas UEFA-s, ishte ky: Kurtua; Kimish, Hejda, Militao, Ismaili; Roben, Hamshik, Taison; Kornet, Levandovski, Merten./Vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments