Menaxheri i Kristjan Asllanit ka folur ditën e sotme. Elio Berti ishte në zyrat e klubit të Interit, që ka arritur marrëveshjen me Empolin.

Tani kanë mbetur detajet për kontratën e mesfushorit. Berti fillimisht deklaroi: “Interi dhe Empoli kanë arritur një marrëveshje. Marrëveshja do të mbyllet në ditët në vijim.

“Kohëzgjatja e kontratës? Nuk kemi asgjë për të thënë për këtë”.

“A është lojtari i lumtur? Të gjithë jemi të lumtur kur ka skuadra të tilla të interesuara. Milani? Nuk ka më mirë se kaq…”, tha Berti.