Victor Da Silva një emër që po lakohet shumë me transferimin e tij në kryeqytet. Mesa duket lojtari ka përfunduar në Itali ku ndan me fansat një foto duke shijuar koncertin live.

Siç shikohet edhe nga kjo foto, ai vazhdon te shijoje jeten e tij duke mos e patur shume mendjen te futbolli, ndonese klasin e tij askush nuk e ve ne dyshim, por kjo gje po e penalizon.

Emri i Da Silvës është përfolur vec Partizanit dhe ekipi i Tiranës ka kërkuar shërbimet e lojtarit por tekat e tij nuk janë pëlqyer se shumti nga ekipet e kryeqytetit. Për momentin e ardhmja e sulmuesit është e lënë pezull.

Braziliani ishte pjesë e Vllaznisë në edicionin që lamë pas, ku me përfundimin e kontratës nuk u ule ne bisedime me drejtuesit e saj per të rinovuar dhe për një sezon.