Vllaznia kerkoi mbeshtetjen e tifozeve dhe ata jane pergjigjur ne menyren me te mire te mundshme. Ne fakt, sa here qe klubi shkodran kerkon mbeshtetjen dhe ndihmen e tyre, ata jane te gatshem dhe prezent ne ndeshjet vendimtare te Vllaznise.

Mbremjen e djeshme, stadiumi “Loro Boriçi” ka perjetuar perseri nje entuziasem te jashtezakonshem per ndeshjen e Conference League ndaj Universitateas se Kraioves.

Shkodranet nuk e kane lene asnjehere ne balte ne shkallet e stadiumit Vllaznine e tyre dhe keshtu ndodhi edhe mbreme kur e mbeshteten ashtu si duhet ate.

Keshtu nga burime te “Shkodra Sport” eshte mesuar se, kane qene mbi 10-mije tifoze kuqeblu te pranishem ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Mbeshtetesit e zakonshem ultras te ekipit shkodran, por edhe tifoze te thjeshte, kane mbushur shkallet e stadiumit ne Shkoder, duke krijuar nje atmosfere elektrizuese gjate te gjithe sfides.

Vllaznise nuk pritet t’i mungoje as mbeshtetja ne Rumani javen e ardhshme. Megjithate, ne ditet ne vijim mbetet per t’u pare edhe organizimi qe do te bejne tifozet shkodran.
Maringlen ZHIVANI