Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFOTO/ U transferua te KUKËSI, Edon Hasani zë ngushtë ish-lojtarin e Vllaznisë:...

FOTO/ U transferua te KUKËSI, Edon Hasani zë ngushtë ish-lojtarin e Vllaznisë: Nuk bëhen ushtrimet para gardhit

Skuadra e Kukësit po vijon me përgatitjet për Champions League në Slloveni, ku do të përballet me skuadrën e Valleta-s në raundin e parë eleminator.

Nënkampionët e vendit deri më tani kanë bërë një merkato shumë të mirë, duke marrë edhe lojtar nga skuadrat e tjera të Superiores dhe një prej tyre është Arlind Kalaja, i cili në një postim në rrjetet sociale, shihet me fanellën e skuadrës duke u stërvitur.

Në fakt, nuk ka munguar edhe komenti i Edon Hasanit, i cili ka komentuar duke thënë me ironi se ushtrimet janë të nevojshme, por nuk bëhen as para dhe as pas gardhit.

“Ushtrim i nevojshëm Arlind, por nuk bëhet as para dhe as pas gardhit”, shkruan Hasani.

Kujtojmë që Edon Hasani aktivizohet në Iran te skuadra e Sepahan, ndërkohë që deri në vitin 2017 ishte pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments