Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJFOTO/ Xhemaili nderon Zvicrën, ja si e uron ish-gruaja, shkodrania Erjona Sulejmani

FOTO/ Xhemaili nderon Zvicrën, ja si e uron ish-gruaja, shkodrania Erjona Sulejmani

Blerim Xhemaili shënoi golin për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kosta Rikës, që përfundoi në shifrat 2-2.

Për golin që duket të jetë shumë i rëndësishëm për kombëtaren e Zvicrës, që duket se ka siguruar një biletë për në fazën tjetër, ka reaguar edhe ish-gruaja e tij, Erjona Sulejmani.

Ajo ka postuar një foto në Instagram, të Xhemailit, teksa e ka shoqëruar edhe me disa ikona duartrokitje.

 

Pas fotos së publikuar në “Insta Story”, ku duartrokiti ish-bashkëshortin Blerim Xhemaili, për golin ndaj Kosta Rikës, Erjona Sulejmani, tregoi pse Xhemaili nuk festoi me shqiponjë por me shkronjën L.

Në prononcimin e saj te emisioni “Magjia 21” në RTSH, Erjona u shpreh:

“Ishte një gol tipik i Blerimit. Festoi me shkronjën L, pasi është shkronja e parë e djalit, Luanit.

Çdo herë kështu feston kur bën gol. Jam shumë e kënaqur që beri gol.

Ishte nga ata golat e përhershëm që bën gjithmonë Blerimi. Sa u kërceve kur shënoi Blerimi?

Jam shëndoshur pak nuk kërceva shumë”, u shpreh Erjona Sulejmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments