Java e 24-të e Abissnet Superiore rezervon përballje interesante. Të shtunën në program është derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. 90 minutëshi do të luhet në Air Albania, me fillim prej orës 19.45.

Bardheblutë kërkojnë të konsolidojnë akoma më shumë pozitat në vendin e parë, ndërsa të kuqtë do tentojnë të ngjiten akoma më shumë në tabelë.

Të hënën janë të planifikuar 3 sfida. Në 13.45, Teuta kërkon fitoren në Rrogozhinë me Egnatian, ndërsa Kastrioti mat forcat me Laçin në shtëpi. Në orën 16.45, sportdashësit shqiptarë mund të shijojnë Kukësi-Vllaznia.

Të martën do të zhvillohet Skënderbeu-Dinamo, në Korçë, në orën 16.45. Të dyja ekipet do kërkojnë pikë për mbijetesën, me kampionatin që ka hyrë në një fazë të rëndësishme.

Më poshtë keni agjendën e kësaj xhiroje:

Java e 24-të / Abissnet Superiore

E shtunë

Tirana – Partizani / 19.45

E hënë

Egnatia – Teuta / 13.45

Kastrioti – Laçi / 13.45

Kukësi – Vllaznia / 16.45

E martë

Skënderbeu – Dinamo / 16.45