Pas plot 10 javesh “divorci” me golin, sulmuesi kroat Ante Aralica, rikthehet ta gjeje ate. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ndaj Dinamos ne “Loro Boriçi”, ndeshje te cilen Vllaznia e fitoi me rezultatin 2-1.

Njerin prej dy golave, e ka shenuar pikerisht ai, ne minuten e 48-te, teksa pas nje krosi nga e djathta, ai ka goditur sakte me koke dhe topi ka perfunduar ne rrjete.

Trajneri Brdariç kishte vendosur te bente rrokade sot ne sulm duke ulur ne stol Djurdjevic dhe duke aktivizuar Aralicen. Ne pjesen e pare ai shenoi nje gol por qe u anullua nga sistemi VAR per pozicion jashte loje.

Po ashtu, pati edhe dy momente te tjera kur ishte prane golit, por ka gabuar ne gjuajtje. Nderkohe e korigjoi shenjestren ne pjesen e dyte duke shenuar. Ky ishte goli i gjashte i tij ne kampionat per Vllaznine.

Te parin e ka shenuar ne javen e pare ne ndeshjen Laçi- Vllaznia (3-5), dy te tjere i ka shenuar ne ndeshjen e javes se 5-te Vllaznia- Dinamo (6-3). Per te vijuar me golin e katert shenuar ne ndeshjen e javes se 9-te Vllaznia- Kastrioti (3-1) dhe te pestin ne ndeshjen e javes se 13-te Vllaznia- Skenderbeu (2-0).

Ne kampin shkodran shpresojne qe goli i sotem te sherbeje si motivim qe ky lojtar te beje mire edhe ne ndeshjet e ardhshme sepse Vllaznia vertete ka nevoje per kete lojtar./SHKODRA-SPORT.COM/