Pak minuta parë ka përfunduar gara e 400 metrave në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Gare e cila eshte shoqeruar me nje rivalitet te madh, por edhe me rezultat te mire per atletin e kombetares shqiptare Franko Burraj.

Dhe lajmi i mirë është se atleti i Vllaznisë Burraj sërish surprizon me paraqitjen e tij. Ai ka arritur kohën 47″64 çka përbën edhe rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë për salla të mbyllura.

Kujtojmë që rekordi i mëparshëm prej 48″22 u pat vendosur një muaj më parë në Marsejë të Francës.

Por rekordi i sotëm nuk është e vetmja arritje e atletit shkodran të kombëtares kuqezi. Ai është renditur i treti në këtë disiplinë dhe për rrjedhojë në fund ka merituar medaljen e bronzit.

Padyshim një rezultat i shkëlqyer i këtij sportisti të ri që bashkë me trajnerin e tij Bruno Rrotani vazhdojnë të na mahnisin me rezultatet e tyre.

Ndërkohë sot është gara edhe për atletin tjetër shkodran, kampionin Izmir Smajlaj prej të cilit presim rekord dhe medalje të artë në kërcim së gjati.
© shkodrasport.com