Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEFranko Burraj shkëlqen në Greqi. Medalje ari në mitingun ndërkombëtar të Athinës

Franko Burraj shkëlqen në Greqi. Medalje ari në mitingun ndërkombëtar të Athinës

Medalje ari per atletin shkodran Franko Burraj ne mitingun nderkombetar te zhvilluar sot ne Greqi. Ai ka dominuar ndaj konkurrenteve te tjere ne garen e 400 metrave duke merituar vendin e pare me kohen 46″79 duke lene ne vend te dyte nje atlet grek dhe ne te tretin nje qipriot.

Burraj dhe trajneri i tij Bruno Rrotani kane udhetuar diten e djeshme drejt vendit fqinj nderkohe qe garat jane zhvilluar diten e sotme ne Athine. Kuptohet qe pritshmeria ishte e madhe per atletin shkodran qe vinte nga nje paraqitje shume e mire ne Kampionatin Europian qe u zhvillua pak dite me pare ne Suedi.

Dhe kete forme te mire ai e demostroi edhe ne kete miting nderkombetar ku u shpall i pari. Padyshim qe keto suksese jane frut i punes se palodhur qe ai bashke me trajnerin bejne çdo dite ne stervitje por edhe i talentit qe ai posedon.

Pas kesaj medalje te arte, Franko Burraj eshte ne pritje te pjesmarrjes ne te tjere aktivitete te rendesishme ku padyshim do te tentoje thyerjen e rekordit dhe ngjitjen ne podium.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments