Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFrederik Ndoci: Për besë asht shumë e vështirë me vrapu qysh në...

Frederik Ndoci: Për besë asht shumë e vështirë me vrapu qysh në fillim se rizgjohen të gjithë nga gjumi

✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Ai është një tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe ndonëse nuk është një ndjekës i rregullt i saj në stadium, gjithmonë e ndjek me zhvillimet e saj. Jo vetëm kaq. Frederik Ndoci i ka kënduar edhe një këngë skuadrës së tij të zemrës.

Por ndërkohë këngëtari i mirënjohur ka reaguar së fundmi edhe në lidhje me debatet e krijuara në mes trajnerit të Vllaznisë dhe atyre të ekipeve rivale. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai shkruan:

“Per bese asht shum e veshtire me vrapu qysh ne fillim se rizgjohen nga gjumi Federata, Shefat, Arbitrat, ministrat e vegjel te futbollit, inatçoret, investitoret, incestitoret.

Pra ka me pas sterkamca nga te gjitha anet, deri sa te rrezojn per toke edhe me ken Barcelona apo Reali. Po sporti asht i bukur kur asht i sinqerte, po imagjino sinqeritetin ne industrine e futbollit, sidomos shqiptar”.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments