Vllaznia dhe Kastrioti kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore për të parë gjendjen e skuadrës para rifillimit të kampionatit.

Një sfidë të cilën Josa nga njëra anë dhe Mema në tjetrën, e kanë shfrytëzuar për të parë gjendjen e ekipit pas shkëputjes për festat e fundvitit.

Të dy teknikët kanë bërë disa ndryshime në radhët e skuadrave, duke testuar gjendjen e lojtarëve te Vllaznia, e cila po kalon një krizë dëmtimesh në mbrojtje, binte në sy testimi i dyshes Gurishta-Spahija në qendër, me Pjeshkën e Smajlin nga krahët.

Skuadrat, prodhuan pak në aspektin ofensiv, ndaj edhe sfida u mbyll me rezultatin 0-0, që nuk duhet të ketë lënë të kënaqur të dy trajnerët, të ndërgjegjshëm që realizimi para portës është problemi kryesor i skuadrave përkatëse në këtë sezon.