Këtë fundjavë, nuk ka futboll në pesë kampionatet kryesore europiane, pasi çdo ndeshje është shtyrë për shkak të Koronavirusit. Të gjitha mediet sportive e kanë të vështirë të gjejnë një lajm aktualiteti dhe shumicë prej tyre, po merren me statistikat e lojtarëve deri më tani këtë sezon.

Mbrojtësi i krahut, është një pozicion shumë i vështirë në futbollin modern. Përveçse kërkohet perfeksion në mbrojtje, duhet të jenë aktivë dhe në fazën sulmuese. Emra si Trent Arnold dhe Wan Bissaka, i kanë dhënë një kuptim të ri rolit të mbrojtësit të krahut, duke avancuar shpeshherë në sulm.

Megjithatë, statistikat e tyre nuk janë shumë të mira. Mbrojtësi që ka qenë më i saktë në krosime në Premier League, është kapiteni i Southampton, Ryan Bertrand. Mëngjarashi i “Shenjtorëve” ka tentuar 62 krosime, duke kompletuar 19, me një përqindje 30,7. Mbrojtësi i dytë, është Targett, me 28% (14/50). Në podium, është gjithashtu edhe Sidibe i Everton, me 27% (17/63).

Trent Alexander Arnold nuk ka një përqindje të mirë të krosimeve të sakta, kjo dhe për shkak të numrit të lartë të tentativave. Anësori i Liverpool ka tentuar plot 195 krosime, duke kompletuar vetëm 27 (13%). Ndërsa Wan Bissaka i Manchester United, ka një përqidje saktësie 12%, me 9 krosime të kompletuara nga 75 që ka tentuar./abcnews/