PSG ka një sulm të jashtëzakonshëm, por njëri midis Kylian Mbappe dhe Neymar do të largohet gjatë merkatos së verës.

Drejtuesit e klubit francez e kanë ndarë mendjen dhe kanë zgjedhur lojtarin që do të shesin.

ESPN raporton se ai është braziliani Neymar. 28-vjeçari e ka shprehur gjithmonë dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, aty ku luajti gjatë viteve 2013-2017.

PSG ka vendosur edhe çmimin e lojtarit të kombëtares së Brazilit, për të cilin duhen paguar 150 milion euro.

Një shumë që Barcelona pritet të derdhë në arkat e francezëve në fund të këtij sezoni.

Po Mbappe? Shumë klube janë gati të bëjnë çmendurira për të, por ai është i pashitshëm dhe projekti i kampionëve të Francës është i bazuar te ylli francez. /abcnews/