Opinion nga Roland Luçi

Atmosfere fantastike ne Elbasan sot, qyteti qe porsa inauguroi stadiumin e ri priste Kombetaret e Shqiperise dhe Danimarkes.

Atmosfere fantastike dhe ne stadiumin e ri, atmosfere qe per fat te keq nuk krijonte ate kulise te zjarrte mbeshtetese aq te domosdoshme per ekipin tone Kombetar ne kete ndeshje kaq te rendesishme te vlefshme per Europianin 2016, nje stadium per te cilin u harxhuan parate, por doli diçka e shpelare, gjoja olimpik dmth pak shkalle per spektatoret shperndare ne nje hapesire dhe largesi tejet te madhe nga fusha e blerte ku zhvillohej beteja nderkombetare qe bente qe mbeshtetja akustike e vizuale te shperndahej ne hapesire dhe vetem nje porcion i vogel i saj te mbeste brenda rrethimit te stadiumit. Fatkeqesisht!
Se kujt dreqin i duhej “olimpiku” ne Elbasan, duhet pyetur edhe Kryeministri qe me sa duket ne momente euforie dhe megallomanie mori vendimin e gabuar.
Po ndeshja: Kunder nje kundershtari superior pothuaj ne çdo aspekt futbollistik, ekipi yne i motivuar ne maksimum dha me te miren e tij, luftoi deri ne limit, me shpirt e lufte sportive te skajshme arriti te dale me nje pike nga kjo sfide europiane duke ruajtur pozitat kryesuese ne grup. Nje gol i me te mirit lojtar tonit sot, Lenjanit, qe me shpejtesine dhe depertimet e tij vertikale i shqetesoi me teper se sa mund ta mendonin danezet, beri qe Kombetarja jone te ishte ne avantazh deri pak minuta para fundit, duke na e bere te afert dhe gati realitet sensacionin. Sidomos po te ishte treguar pak sa me i sakte po ashtu Lenjani ne pjesen e dyte qe per pak sa nuk shenoi golin e dyte, gol qe do te ishte dhe ai i fitores…
Por pothuaj…sepse pikerisht pikerisht portieri yne qe eshte nje pike e forte e ekipit, ne nje dalje disi te pastudiuar behet shkak per nje zoterim topi prej danezeve qe si shume here kete mbremje te rrezikshem e te qarte taktikisht shenojne 10 minuta para fundit, 10 minuta te lodhshme per ekipin tone pothuaj te dorezuar para danezeve dominues ne pjesen e dyte qe me topat e tyre vertikale rrezikuan disa here porten tone, shenuan golin e barazimit dhe per pak dhe ate te fitores ne sekondat e fundit, por qe Berisha e neutralizoi mjeshterisht.
Nje pike qe po te kihet parasysh zhvillimi i lojes ku ekipi kundershtar zoteroi topin ne 63% te lojes, eshte sigurisht pike e fituar dhe duhet te jemi te kenaqur.
Po arbitri: Mu duk se ishte kunder nesh ne disa situata qe mund te ishin vendimtare, sidomos te nje penallti e padhene per ne ne pjesen e pare…
Ne ndeshjen paralele ne Armeni, Serbia me shume fat merr nje pike ndaj vendasve dhe te marten ne Beograd pret Shqiperine ne nje ndeshje qe do te jete me teper se nje ndeshje futbolli, ndeshje qe me sa duket do te zhvillohet pa mbeshtetjen e tifozeve shqiptare, mbasi Federata serbe arbitrarisht po na mohon 5%-shin e parashikuar ne rregulloren e UEFA-s.

Po transmetimi televiziv i stacionit shteteror TVSH: Me shume gafa, me pak kamera ne stadium, pa vene ne dukje si duhet skenat kryesore te ndeshjes, me nje komentim amator te bezdisshem dhe sidomos duke ju mohuar bashkatdhetareve jashte kufijve per te disaten here me radhe mundesine e shikimit dhe shijimit te ndeshjes se Perfaqesues Shqiptare, duke ua mohuar bashkatdhetareve tane shumemilionesh neper Bote mundesine e krenimit me Kombetaren e tyre, duke komercializuar ne kulm edhe ate simbol Kombetar qe praktikisht eshte i vetmi dhe me i suksesshmi ne venien ne dukje te unitetit tone kombetar etnik shqiptar, Kombetares sone te futbollit!