Përfundimisht 1-1 në ndeshjen e dytë në grup dhe kombëtarja jonë duket ende në lojë me pretendimet e saj.Shqipëria për pak prek mrekullinë në Elbasan Arena ndaj Danimarkës. Kuqezinjtë kryesuan deri në minutën e 80 të takimit, por në momentin e tyre më të mirë, danezët arritën të barazonin shifrat duke ua hequr mundësinë të besuarve të De Biasit që të kryesonin të vetëm Grupin I.

Pas nja starti të qetë, një sulm pa shumë pretendime i Shqipërisë u përmbyll me gol, falë edhe fatit që në këtë rast ishte me kuqezinjtë. Pikërisht në minutën e 38, Lenjani tentoi nga distanca me topin që mori një efekt pas devijimit të Kjaer, duke gënjyer porterin Shmaikell, i cili nuk i gjeti kohën topit. Në pjesën e dytë Danimarka i shtoi forcat në gjysmëfushën e Shqipërisë, derisa në minutën e 80, Vibe i aktivizuar në vend të Puolsen, e dërgoi topin pas shpinës së Berishës. Në minutat e mbetura, kuqezinjtë tentuan fitoren, por as 3 minutat shtesë nuk i mjaftuan Shqipërisë për të marrë tre pikë përballë një prej kundërshtarëve më të fortë të Grupit I, Danimarkës, që sikurse Shqipërië ka grumbulluar 4 pikë në dy ndeshjet e para.Paraqitje e mirë e dy shkodranëve në këtë ndeshje, e mbrojtësit Hysaj që luajti për 90 minuta si mbrojtës i djathtë dhe i Balës që bëri maksimumin i vetëm në mbrojtje. Gjithsesi, ne mundemi të rivalizojmë me të gjithë. Tani është rradha të marrim pikë edhe në Serbi.

 

© shkodrasport.com