Skuadra e shtatë ligës angleze, Macclesfield, njoftoi se lojtari i tyre i ri është futbollisti Oumar Nias, i cili ka luajtur në Premierligë tre vjet më parë.

Gjegjësisht, lojtari 33-vjeçar tani ka vendosur ta pranojë ftesën e ligës së shtatë, pasi në muajt e kaluar ishte lojtar i lirë.Në Macclesfield, ai do të përpiqet të rifitojë formën e tij të vjetër.

Nias i kushtoi Evertonit 18 milionë euro në vitin 2016 kur e sollën nga Lokomotiv Moska. Në Everton, ai pati një sezon solid në të cilin shënoi nëntë gola në 25 paraqitje, por ende nuk e gjeti rrugën e tij në Angli. Ai gjithashtu shkoi në huazim te Hull dhe Cardiff.

Dy klubet e tij të fundit ishin divizioni i tretë Burton Albion dhe divizioni i katërt Morecambe.Nias ishte edhe përfaqësues i Senegalit, për të cilin shënoi tre gola në nëntë ndeshje të luajtura./Lajmi.net/