Sunday, March 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFredi Alvarez: Situata ime nuk është e mirë, ia dedikoj golin vajzës

Fredi Alvarez: Situata ime nuk është e mirë, ia dedikoj golin vajzës

Fredi Alvarez zhbllokoi ndeshjen për Tiranën, ndërsa përballë ishte Vora. Në fund u fituan 3 pikë të arta për mbijetesën.

“Shpresoj të fitoj çmim edhe në javën tjetër. U mundova të ndihmoj skuadrën, është më e rëndësishme për mua që të marrim pikët.

Situata ime personale nuk është e mirë, pas asaj që ndodhi me vajzën. Familja është e trishtuar. U ktheva, për skuadrën që të marrim pikët dhe të dalim nga kjo situatë që jemi.

Faleminderit gjithë Shqipërisë, jo vetëm ekipi por gati të gjithë më kanë ndihmuar në këtë periudhë të vështirë.

Ishte dedikim për vajzën time. Mendoj se po më shikon dhe po më ndihmon”, u shpreh Alvarez për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments