Projekte te reja dhe strukturim i ri tek Klubit te Futbollit “Basania”. E krijuar pak muaj me pare, ajo duket se ka hyre seriozisht ne rrugen e saj te pretendimeve per te ndertuar diçka te mira per te ardhmen.

Presidenti i ketij klubi Ermir Shimaj po ben maksimumin per te ndertuar nje strukture te plote dhe te denje per nje klub serioz, çka tregon se gjerat kane nisur mbare.

“Basania” ka njoftuar se fundmi se pjese e saj eshte bere edhe arbitri i njohur Ditmar Jubica qe do te mbaje postin e drejtorit teknik, nderkohe qe Safet Osja do te jete ne rolin e konsulentit. Ja çfare shkruhet ne njoftimin e kesaj shoqate:

“Basania Football Club” në kuadër të strukturimit ma të mirë dhe rritjes së përformancës së Akademisë sonë, njoftojmë arritjen e akordit dhe emërimin e Profesor Ditmar Jubica në funksionin e Drejtorit Teknik të Akademisë “Basania Football Club”.

Po ashtu njoftojmë gjetjen e mirëkuptimit me Profesor Safet Osja për të cilin dihen vlerat e tij njerëzore dhe sportive për të dhënë kontributin e vet në mbështetje të Akademisë tonë.

Duke marrë si shembull përvojat perëndimore të funksionimit të Akademive Sportive do të vijojmë të ndjekim rrugën e zhvillimit dhe arritjes së standarteve ma të mira.

Sigurisht që do të kemi zhvillime të tjera pozitive dhe zgjerime të bashkëpunimeve dhe të bashkëpuntorëve.
“Basania Football Club” ju falenderon të gjithëve për mbështetjen!”