Në Mançester janë të dashuruar totalisht pas Erling Haaland. Drejtuesit e klubit janë të gatshëm në çdo moment t’i paraqesin “bomberit” një kontratë të re, me kusht që të heqin klauzolën e tij të largimit prej 150 milionë sterlina.

Kjo është një shifër që klube si Real Madrid apo PSG do ta paguanin me kënaqësi. Haaland ka shënuar 48 gola deri në këto momente në sezonin e tij të parë me Man.City, shifra të jashtëzakonshme.

Pikerisht per kete arsye do ta tentojne ta bindin sa me shpejt te jete e mundur te firmose kontraten e re, me kushte te reja financiare por edhe me klauzolat perkatese qe do ta “lidhin” ate me kete klub.

Madrilenet ne fakt herepashere kane nxjerre lajme rreth nje interesimi te mundshem per kete lojtar, per te testuar gjerat dhe mbase tani e tutje duhet ta harroje sa me shpejt kete lojtar sepse City nuk deshiron ta humbase kete “xhevahir”.