Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF mbyll ‘Elbasan Arenën’ Kukësi do spostohet në Shkodër

FSHF mbyll ‘Elbasan Arenën’ Kukësi do spostohet në Shkodër

FSHF mbyll stadiumin “Elbasan Arena” për të paktën dy javë. Shirat e shumtë të ditëve të fundit dhe për më tepër zhvillimi aty i ndeshjeve si pritës nga klubet e Partizanit dhe Kukësit, ka bërë që në institucionin e futbollit shqiptar të mbyllin stadiumin për të mos rënduar edhe më tepër gjendjen e tapetit.

Në këtë periudhë fusha e Elbasanit ka qenë ndër më të mirat, duke sfiduar reshjet e shumta dhe ofruar kushte komode skuadrave si partizani dhe Kukësi që kanë bërë një kontratë me FSHF-në për të luajtur aty si pritës në mungesë të stadiumeve të tyre.

“Panorama Sport” zbulon nga burime në federatë, se që para ndeshjes Partizani-Vllaznia, fillimisht u njoftua klubi i Kukësit që të zgjidhte një tjetër stadium për javën e 18- të, ku sipas kalendarit duhet të luajë në fushën e vet ndaj Kastriotit. Nga ana tjetër, për Partizanin nuk përbënte problem mbyllja e stadiumit, pasi kalendari i rezervon tri ndeshje radhazi në transfertë.

Në këto kushte fillimisht FSHF i ofroi Kukësit stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, i cili këtë javë është i lirë, pasi Apolonia luan në transfertë. Mirëpo, drejtuesit e klubit verilindor duan një fushë të mirë dhe insistuan për të zgjedhur stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Ngërçi i vetëm ishte për faktin se të premten në këtë impiant luhet Vllaznia-Laçi në orën 18:00.

Pas bisedimeve mes të gjitha palëve, u ra dakord që ndeshja Kukësi-Kastrioti të luhet në Shkodër dy ditë më pas, pra të dielën në orën 13:45 në “Loro Boriçi”. E gjithë kjo situatë vjen prej faktit se stadiumi “Zeqir Ymeri” ende nuk ka përfunduar nga rikonstruksioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments