Klubet e Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të kenë mundësi të bëjnë merkato deri më 2 tetor. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime të sigurta, se FSHF ka shtyrë afatin e regjistrimit të lojtarëve nga klubet me 12 ditë më tepër.

Në fillim ishte parashikuar si afat i fundit për merkaton data 20 shtator, por duke qenë se jemi në kushte të pazakonta prej pandemisë dhe gara për Superioren e të Parën nuk pritet të nisë më 12 dhe 19 shtator sipas planifikimit, FSHF ka bërë kërkesë për shtyrje në FIFA.

Kësisoj, kjo e fundit ka vendosur që të mbajë të hapur sistemin ndërkombëtar të regjistrimit të lojtarëve për Shqipërinë deri më 2 tetor, ora 24:00. Në këtë mënyre klubet kanë kohë të mjaftueshme për lëvizje në merkato.

Data e meparshme e cila konsiderohej e fundit per levizjen e futbollisteve ka qene 20 shtatori. Tashme te gjithe ekipet do te kene mundesine qe te shohin veten se ku jane dhe per kete arsye, mund te bejne edhe ndonje levizje tjeter ne merkato.

Duhet thene se shumica e klubeve i kane plotesuar organikat e tyre ngaqe kishin idene se kampionati do te niste me 12 shtator, por kjo nuk ndodhi dhe gjate ketyre diteve duke zhvilluar edhe ndeshje miqesore mund te kene mundesi te shohin veten dhe te konstatojne nese u duhen lojtare te tjere apo jo.