Paraqitjet e mira me ekipet kombëtare të moshave të Irlandës për dy futbollistët shkodranë Kevin Zefi dhe Justin Ferizaj, kanë vënë sërish në lëvizje Federatën Shqiptare të Futbollit. Te dy keta lojtare jane rritur tek Akademia e klubit te njohur irlandez Shamrock Rovers
“Shkodra Sport” meson se përmes scoutit të saj për Anglinë dhe vendet e tjera të Mbretërisë së Bashkuar, Enzo Aliaj, sot eshte kontaktuar me familjarët e këtyre sportistëve për t’i bërë edhe njëherë ofertën për të veshur fanellën kuqezi.
Zefi dhe Ferizaj janë dy futbollistë që kanë spikatur vitin e kaluar me kombëtaren U15 të Irlandës. Madje, këtë vit, Zefi, futbollistin i cili pritet të firmosë me Interin në Itali, ka kaluar tek kombëtarja U17 e këtij vendi, ndërsa Ferizaj është bërë pjesë e kombëtares U16.
Edhe ky i fundit pritet që në verë të lëvizë për në ndonjë vend tjetër, ndoshta në Gjermani, sepse për të ka nisur interesimi i disa skuadrave prej kohësh.
Tashmë duhet parë se si do të rrjedhin gjërat. Federata Shqiptare e Futbollit kërkon t’i bindë këto dy lojtarë për t’u bërë pjesë e kombëtares kuqezi sepse janë elementë me shumë të ardhme. Ende nuk është e qartë nëse ata do të pranojnë ato jo, por tashmë interesimi i FSHF-së është një realitet./shkodra-sport.com/