Zhvillimet e fundit me kampionatin Superior, ato në kampin Kuqezi apo ndonjë situatë e krijuar së fundi nga zgjedhjet në Shoqatat Rajonale, duket se do të jetë temë për mediat e interesuara nesër në një takim të jashtëzakonshëm (të premten në orën 10:00) në ambientet e Federatës së Futbollit në Shqipëri.

Ka qenë vetë zyra për shtyp e institucionit të futbollit që ka shpërndarë një njoftim për mediat. Ditet e fundit qarkullojne lajmet se ka nje video e cila mund te tregoje qarte nderhyrjet e politikes ne zgjedhjet e ardhshme ne FSHF.

Ne kete video, mesohet se jane bere oferta te larta financiare ne emer te kryebashkiakut te Tiranes Erjon Veliaj per te votuar kunder Dukes. Tashme mbetet per t’u pare nese do te publikohet kjo video apo jo, por megjithese ne njoftimin e Federates thuhet “nje komunikim i jashtezakonshem”, me siguri qe behet fjale per kete.

Njoftimi:

“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron t’ju bëj me dije se nesër, e premte, datë 21 janar 2022, në orën 10:00, në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, do të ketë një komunikim të jashtëzakonshëm për shtyp.

Ftojmë mediat të jenë të pranishme“, shkruan zyra për shtyp e FSHF-së.