Pasditen e sotme tre boksierë të ekipit të Vllaznisë janë nisur drejt Durrësit.

Arsyeja është se nesër pasdite ata do të ngjiten në ring për të synuar fitoret ndaj kundërshtarëve të tyre në mbrëmjen “Titans fights”, aktivitet i organizuar nga Klubi Teuta në bashkëpunim me FSHBo dhe disa sponsorë.

Të gjitha të ardhurat që do të grumbullohen nga shitja e biletave, do të shkojnë për shtëpunë e fëmijëve të Durrësit.

Në këtë natë spektakli ku përveç ndeshjeve të boksit, do të ketë edhe në kik-boks, nuk do të mungojnë as këngëtarët dhe humoristët e njohur të vendit.

Në këtë spektakël, do jenë të pranishëm edhe tre boksierë shkodranë. Bëhet fjalë për Arjon Kajoshin, Bekim Vjerdhën dhe Albert Kapajn.

Në fakt i planifikuar për të marrë pjesë ka qenë edhe Syrjan Marinaj por që siç ju kemi bërë të ditur, ai është dëmtuar pak ditë më parë në stërvitje dhe do të jetë i pamundur për të boksuar për njëfarë periudhe.

Kajoshi në peshën 75 kg nesër do të ketë përballë Daniel Markun, në peshën 81 kg Vjerdha do të jetë sërish përballë Xhek Gashit.

Ndërsa në 91 kg, Kapaj do të ndeshet me Emiljan Xhedikun. Padyshim që të gjithë ata do të synojnë fitoret në këto ndeshje.
© shkodrasport.com