Thursday, March 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLFSHF organizon trajnim për abitrat e Kategorisë së Parë

FSHF organizon trajnim për abitrat e Kategorisë së Parë

Sektori i Arbitrimit organizoi një seancë stërvitore për arbitrat e Kategorisë së Parë, me fokus në ushtrime të integruara në fushë dhe marrje vendimesh në monitor.

Gjatë seancës, arbitrat dhe asistentët punuan mbi situata konkrete nga ndeshjet e fundit të Abissnet Superiores dhe Kategorisë së Parë, duke theksuar përmirësimin e gjykimit dhe vendimmarrjes në kohë reale.

Pas përfundimit të seancës stërvitore, u zhvillua një takim pune me pjesëmarrjen e Komitetit të Arbitrimit, ku u diskutuan dhe u vlerësuan vendimet e marrë gjatë ndeshjeve të fundit.

Takimi ofroi mundësinë për analizë të hollësishme dhe për të forcuar koordinimin mes arbitrit dhe asistentit, duke rritur standardet e arbitrazhit në nivelet e larta të futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments