Përgatitjet për sezonin e ri, pritet që të nisin në datën 10 korrik dhe Skënderbeu mund të marrë formë të plotë edhe me afrimet e reja apo me grupin që mbylli sezonin e shkuar dhe janë ose jo nën kontratë.

Largimi i Taipit në mesfushë apo dhe Rrapajt, duket se ka krijuar hapësira.

Dumfur mund të jetë aty duke qenë se e ka bërë atë rol, por për të mbushur këtë boshllëk duket se presidenti Takaj është duke menduar për të siguruar shërbimet e Erando Karabecit, i cili duket në dalje nga Teuta.

Ndërkaq, duket ende e zymtë e ardhmja e portierit Rexhepi, ku vetë korçarët e quajnë të tyrin edhe për sezonin e ardhshëm, por që pak ditë më parë, në testin me Laçin ai ishte pjesë e skuadrës së Shkëndisë së Tetovës ku edhe është nën kontratë…