Hakan Çalhanoglu nënshkroi me Interin si një transferim falas nga rivalët e Milanit,me një pagë prej 5 milionë eurosh plus bonuse, diçka që ka shkaktuar xhelozi dhe inate tek lojtarët e tjerë zikaltër.

Mesfushori i kroat, Marselo Brozoviç ka vitin e tij të fundit në “San Siro”, sepse kontrata e tij aktuale i përfundon në qershor të 2022. Drejtuesit e Interit shpresojnë që mesfushori të vazhdojë bashkëpunimin me klubin, por që kjo të ndodhi duhet që klubi t’i plotësojë kërkesën futbollistit.

Brozoviç kërkon dyfishim page që të vazhdojë të luajë me zikaltërit. Në kontratën aktuale 28-vjeçari ka një pagë prej 3.5 milionë eurosh dhe në këto kushte ai kërkon një pagë prej 6 milionë eurosh në vit që të bëhet e mundur arritja e marrëveshjes për të vazhduar bashkëpunimin mes palëve.

Kujtojmë se Brozoviç aktualisht është i angazhuar me kombëtaren Kroate në “Euro 2020” dhe është rënë dakord paraprakisht që palët të bisedojnë pas përfundimit të këtij turneu.