Ndonese ndeshja e neserme ne mes Vllaznise dhe Apolonise qe do te startoje ne oren 14:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” konsiderohet e lehte ne leter, nuk e ka menduar keshtu sektori i arbitrimit prane Federates Shqiptare te Futbollit.
Per kete perballje, mesohet se eshte perzgjedhur nje nga tre arbitrat qe kane stemen e FIFA-s e kjo tregon se asaj i eshte dhene rendesia e duhur.
Behet fjale per Juxhin Xhajen qe është caktuar për të ndarë drejtësi nesër në ndeshjen Vllaznia – Apolonia, e vlefshme për javën e 19-te të Superiores.
Arbitri që mban edhe stemën e FIFA-s do të jetë në “Loro Boriçi” për të gjykuar këtë takim me dy skuadra me objektiva krejtësisht të kundërta.