Arrestimi i Armir Grimës, natyrisht që ka bërë bujë në mbarë opinionin sportive dhe jo vetëm.

Armir Grima, ka një karrierë të pasur sportive, te Vllaznia dhe jo vetëm duke luajtur me ekipet e Partizanit dhe Dinamos.

Më pas në stafin shkodran në disa detyre të rëndësishme. Federata shqiptare ka bërë një reagim zyrtar, ku ndër të tjera në deklaratën e saj ka thënë:

“Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me ngjarjen e fundit të komunikuar zyrtarisht nga ana e Policisë së Shtetit, për ndalimin e z. Armir Grima, aktualisht trajner i ekipit kombëtar të femrave të futbollit.

FSHF në qëndrimin e saj është e prirur të besojë në pafajësinë e plotë dhe mospërfshirjen te trajnerit Armir Grima në rrjetet kriminale për të cilën është ndaluar nga ana e autoriteteve të rendit.

FSHF mbetet shumë sensitive karshi kësaj ngjarjeje, por njëherësh është në pritje të zbardhjes së plotë të akuzës që rëndon mbi trajnerin Grima, duke pritur verdiktin e drejtësisë.

Një moment i tillë nuk mund të përbëjë objekt sulmi karshi Armirit, përsa kohë drejtësia nuk ka dhënë vendimin e saj, madje as nuk ka nisur ende të bëjë punën e saj.

FSHF do të ndjekë me shumë qetësi dhe seriozitet ecurinë e kësaj ngjarjeje, duke ftuar njëherësh të gjithë të presin mbylljen e procesit dhe të frenojnë emotivitetin e tyre momental karshi z. Grima që mbetet një familjar i shkëlqyer dhe një njeri me reputacion dhe personalitet të lartë në ambjentin e futbollit shqiptar, dhe jo vetëm”, –  ka qenë ky reagimi zyrtarar i FSHF-së. / Vipsport/