Teuta do të ketë një mungesë shumë të rëndëishsme ndaj Tiranës, pasi bëhët fjalë për sulmuesin më në formë, Lorencio Vilën.

Ky i fundit mori karton në sfidën me Skënderbeun në Korçë dhe pritet që ndaj Tiranës të mos jetë në fushë.

Trajneri Edi Martini nuk do të ketë një nga më të mirën, ndërsa Lorencio Vila ka shënuar deri më tani shtatë gola, i dyti pas Dejvi Bregut me 11 gola deri më tani këtë sezon.

Teuta është në vend të parë dhe ka bërë lojëra të mira në ndeshjet e fundit në kampionat, me durrsakët që këtë sezon synojnë të rikthejnë titullin kampion në Durrës, pas afro dy dekadave…
E.S./Vipsport/