Grupimi i tifozave Kuq e Zi që njihen për mbështetjen e tyre ndaj Kombëtares shqiptare, kanë kërkuar nga Qeveria shqiptare që të shohë mundësinë e hapjes së stadiumit për ndeshjet kualifikuese të kuqezinjve.
Shqipëria e futbollit nis një cikël të rëndësishëm në mars, për kualifikueset e Botërorit 2022. Grupimi Kuq e Zi bën me dije se paçka Covid-19 dhe me vaksinimin që ka nisur në vend, të hapen stadiumet si në disa vende. Për këtë TKZ kërkon edhe presion nga FSHF drejt Qeverisë.
“Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19, Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kërkojnë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve në ngjarje sportive.
Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të zeza me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% (UEFA) të kapacitetit të stadiumit.
Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.”, shkruan TKZ./newsport/