Federata Shqiptare e Futbollit vjen me risi sa i takon sektorit të Arbitrimit. Në një projekt 2 vjeçar, FSHF do të praktikojë udhëzimet e FIFA-s dhe UEFA-s sa i takon arbitrave të rinj, që do të kenë mentorë disa emra të njohur të gjykimit shqiptar. Kjo praktikë e re e FSHF-së konsiston në rritjen e cilësisë së arbitrave-talente për të arritur më shpejt kategoritë e larta.

Sokol Jareci do të jetë mentor i Florian Lata-s dhe Mario Shabanaj, Plarent Kotherja i Roxhers Muskës dhe Erjon Bylykbashit, Albano Janku mentor i Albert Doda-s dhe Dorjan Maleta-s ndërsa Sokol Jareci i Olsion Yzeiraj e Silvio Dyrmishaj. Kështu, FSHF prezanton edhe talentet e arbirimit për të ardhmen.

Siç shikohet edhe nga emrat e mesiper, asnjeri prej ketyre arbitrave qe konsiderohen te perspektives nuk eshte pjese e Kolegjiumit te Shkodres. Te jete anashkalim apo vertete nuk mund te quhen “talente” asnjeri prej tyre? Kesaj pyetje, veshtire t’i ktheje kush pergjigje ne fakt.

“Sot është një detaj shumë i rëndësishëm që është puna me talentet e reja. Komiteti i arbitrimit ka përzgjedhur, siç jeni në dijeni juve si talente të ardhsme. Prej kohësh janë edhe mentorët tuaj, që do merren me trajnim dhe kontrollin për rritjen tuaj sistematike. Sot është një takim normal, për të parë ecurinë dhe problematikat, që kjo punë të shkojë mirë në të ardhmen”, u shpreh Tahir Kastrati, President i Shoqatës së Arbitrave.

Për këtë situatë ka folur edhe Plarent Kotherja, i cili mban postin e liderit në këtë projekt. “Është një punë shumë domëthëneëse që praktikohet në tërë botën, e ka edhe UEFA eFIFA. Në çdo stad, edhe në këto rrethana udhëzohet që çdo arbitër të ketë mentor përkrah për rezultate të mira”, tha Plarent Kotherja.