HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFSHF zbardh verdiktet, nga Shkodra në ‘Air Albania’, dy dilema për t’u...

FSHF zbardh verdiktet, nga Shkodra në ‘Air Albania’, dy dilema për t’u zgjidhur!

FSHF ka zyrtarizuar planin për përballjen Vllaznia-Besëlidhja dhe ka një ndryshim nga kalendari fillestar. Ishte menduar të luhej me 5 ose 6 gusht, por të dyja skuadrat do të zbresin në fushë ditën e diel dhe të matin forcat, për të përcaktuar skuadrën e 10-të të Superiores për sezonin e ardhshëm.

Në fakt duket e pakuptimtë kjo datë, për shkak se në të njëjtën ditë, një orë më pas, prej orës 20:00, luhet edhe finalja e Kupës së Shqipërisë në “Air Albania Stadium”.

NJOFTIMI I FSHF – Do të luhet të dielën (2 gusht) në stadiumin “Loro Boriçi” ndeshja play-off KF Vllaznia-Besëlidhja. Sfida, që do të nisë në ora 19:00, do të përcaktojë skuadrën që do të luajë në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

KF Vllaznia vjen në këtë përballje pasi u rendit në vendin e 8-të të Kategorisë Superiore në edicionin 2019/2020 me 46 pikë të grumbulluara në 36 javë.

Ndërsa Besëlidhja u rendit e dyta në Grupin A të Kategorisë së Parë dhe u përball të mërkurën në ndeshjen e parë play-off me KF Pogradecin, që e përfundoi sezonin në vendin e dytë të Grupit B. Ky takim u fitua nga skuadra lezhjane me rezultatin 3-2.

Sakaq, janë dhënë edhe verdiktet e tjera të edicionit 2019/20 në Kategorinë Superiore. KS Luftëtari dhe Flamurtari FC zbresin në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm, ndërsa FK Apolonia dhe KS Kastrioti ngjiten në Kategorinë Superiore”, – shkruan FSHF/Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments