Vllaznia do te luaje neser ne oren 16:00 ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Teutes, pikerisht ne fushen e kesaj te fundit, ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Diten e sotme, ekipi shkodran ka mbyllur edhe pergatitjet per kete ndeshje dhe ka marre rrugen drejt Durresit, ku do te kaloje naten ne kete pragndeshje.

Nderkohe sa i takon formacionit, duhet thene se trajneri Mirel Josa ka ende disa dilema per futbollistet qe do te hedhe ne fushe, por faktikisht ai e ka krijuar nje fare ideje mbi 11-shen qe do te startoje neser. Skema kuptohet qe nuk ndryshon dhe do jete ajo e zakonshmja, pra 4-3-3.

Per ne porte nuk ka dilema, teksa ne fushe do te jete Zogoviç kete here. Poashtu, edhe mbrojtja nuk ka ndryshime nga ajo e ndeshjes ndaj Partizanit, me Smajlin e Hakajn ne krahe dhe kapitenin Gurishta e Bulatoviç ne qender te ketij reparti.

Nderkohe, reparti i mesfushes do te jete nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda, qe do te formojne treshen se bashku. Sa i takon repartit te sulmit, Mala e ka vendin e sigurte ne krahe. Ne krahun tjeter pritet ta nise nga minuta e pare Ardit Hoxhaj, ndonese nje alternative eshte edhe Latifi.

Nderkohe, per majen e sulmit trajneri Mirel Josa ka dilemat e tij se kush do ta nise nga fillimi, Balaj apo Kaina. Ky i fundit beri mire ne ndeshjen ndaj Partizanit, teksa shenoi nje dopiete, por duket se eshte ne balotazh te madh me sulmuesin tjeter shkodran.

Si rrjedhoje, stafi teknik me ne krye trajnerin Mirel Josa, pritet ta nise me kete 11-she sfiden e neserme ndaj Teutes. Megjithate, mbetet per t’u pare deri ne çastet e fundit te pragndeshjes se çfare zgjedhjesh do te beje trajneri kryeqytetas i ekipit kuqeblu.

Ndeshja Teuta-Vllaznia do te luhet diten e neserme ne oren 16:00 ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Poashtu, ky takim do te transmetohet drejtperdrejte ne kanalet e “OverSport” ne platformen TIBO, por edhe nga RTSH Sport. /Maringlen ZHIVANI/

Formacioni i Vllaznise (4-3-3): Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku (Marku), Alivoda, Mala, Balaj (Kaina), A.Hoxhaj (Latifi). Tr: Mirel Josa