Ne dy ndeshjet e fundit nuk ka kaluar nje moment te mire dhe sidomos ne takimin ndaj Partizanit mori kritika edhe nga trajneri Jonuz por portieri Alen Sherri duket se po i le pas ato.

Per ta bere kete gje, ka menduar qe te gjeje nje menyre shume origjinale per t’u relaksuar per disa çaste dhe per te mos e mbajtur shume mendjen tek ndeshjet.

Pas seances se sotme, e cila ishte e fundit ne pergatitjet per takimin e neserm me Laçin, ndersa te gjithe lojtaret e tjere i jane drejtuar dhomave te zhveshjes, Sherri ka bere tjeter gje.

Ai ka qendruar edhe disa minuta ne cepin e fushes duke u argetuar me djalin e brazilianit Hygor qe ka qene i pranishem ne stervitje bashke me te atin.

Vogelushi brazilian eshte kenaqur duke luajtur nderkohe qe Sherri ndonese ka dashur te luaje me te, ne fakt “e ka pesuar” edhe prej tij. Ai jo vetem ia ka kaluar topin mes kembeve portierit te Vllaznise, por ne nje moment ka hyre edhe vete mes kembeve te Sherrit.Momente argetimi qe padyshim do ta ndihmojne numrin 1 te skuadres kuqeblu te jete ne top- forme per takimin e neserm ndaj Laçit.

Sherri video