Vllaznia në basketboll për meshkuj është ndalur nga Teuta në ndeshjen e rradhës të kampionatit dhe lëshon vendin e parë në renditje. Nje humbje qe tregon se gjerat nuk do te jene aq te lehta per vete pretendimet qe ka ekipi shkodran.Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, kuqeblutë janë mundur nga vendasit në shifrat 75-69.

Teuta e filloi më mirë ndeshjen dhe për rrjedhojë arriti ta fitonte periodën e parë në shifrat 16-14. Në të dytën, është Vllaznia që korigjon gjithçka, luan më mirë dhe për rrjedhojë ajo shkon në pushimin e ndeshjes me avantazhin 36-33.

U mendua se kjo epërsi do të ruhej por nuk do të ndodhte kështu. Durrsakët sërish zgjodhen dhe në periodën e dytë arrijnë të përmbysin shifrat dhe për rrjedhojë e mbyllin atë me rezultatin 59-52.

Kuqeblutë u përpoqën për të rihyrë në lojë por bëjnë shumë gabime. Ka nervozisëm jo vetëm në fushë por edhe në pankinë dhe Gospodinov debaton jo pak edhe me arbitrat por asgjë nuk ndryshon.

Diferenca fillon të ngushtohet megjithatë një minutë para fundit janë vendasit që udhëheqin 73-66. Madje Shestani shenon serish dhe diferenca shkon ne vetem 4 pike kur kane mbetur vetem 21 sekonda loje.

Vendasit arrijne te kontrollojne gjithçka dhe arrijne te fitojne duke e mbyllur takimin me shifrat 75-69 dhe kesisoj ata ngjiten ne vendin e pare tashme ne renditje nderkohe qe Vllaznise i duhet te mendoje per sfiden e rradhes qe do ta luajne serish ne transferte, kete here ndaj Goga Basket.
© shkodrasport.com