Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj ka debutuar sot me skuadren e tij te re, ate FK Andijan. Ai ka luajtur ne 15 minutat e fundit te ndeshjes por ka rezultuar menjehere percaktues duke dhene asistin e golit te vetem te ndeshjes qe i dhuroi njekohesisht edhe fitoren ekipit te tij me rezultatin e ngushte 1-0.

Kujtojme qe Hebaj u bashkua vetem pak dite me pare me kete ekip qe merr pjese ne kampionatin e Uzbekistanit dhe konsiderohet nje blerje shume e rendesishme per kete skuader e cila duket se do te kete pretendime serioze ne kampionatin e ri.

Kampionat qe ka startuar pikerisht sot dhe Andijan luante ne nje fushe te veshtire, pikerisht ate te ekipit Nasaf Qarshi, ne te cilin per here te fundit kishte fituar ne vitin e larget 1999. Hebaj u hodh ne fushe ne minuten e 75-te nga ana e trajnerit te tij sepse kuptohet qe ka vetem pak dite qe i eshte bashkuar ketij ekipi dhe i duhet kohe te pershtatet me te dhe njekohesisht te kape ritmin.

Megjithate sulmuesi 24 vjeçar shkodran ka rezultuar menjehere percaktues. Ne minuten e 86-te ka dhene nje asist per Abdunabiyev dhe ky e ka derguar topin ne rrjete duke i dhene fitoren me rezultatin e ngushte 1-0 ekipit Andijan qe e nis ne menyren e duhur kampionatin.

Nje start pozitiv ky edhe per Hebajn qe ne ndeshjet e ardhshme pritet te shfaqet edhe me shume protagonist me lojen dhe ne veçanti me golat e tij. Pritja qe i eshte bere tek ekipi i tij aktual ka qene madheshtetore dhe te gjithe kane besim ne aftesite e ketij sulmuesi, i cili eshte i pari shqiptar qe luan ne Uzbekistan.
Gjergj KOLA