Vllaznia futsall merr nje tjeter fitore ne kampionat, madje me rezultat shume te thelle, me i thelli ne kete kampionat per te. Ajo ka fituar me shifrat 18-7 ne “derbin” me ekipin tjeter shkodran Olimpik “1 Maji”.

Ne fakt pjesa e pare ka patur rivalitet dhe ajo eshte mbyllur me rezultatin e ngushte 4-3. Krejt ndryshe do te ndodhte ne pjesen e dyte kur kuqeblute e trajnerit Celufaj e dominojne perballjen ne te gjitha drejtimet dhe me kalimin e çdo minute rezultati do te vinte duke u thelluar.

Protagoniste per ekipin e Vllaznise kane qene te gjithe futbollistet por kane spikatur me golat e shume te shenuar futbollistet Briland Hasaj, Ermir Lera dhe Fation Kiri. Por nga ana tjeter ka spikatur edhe portieri Xhorxho Lukaj me pritjen e dy penalltive.

Perfundimisht 18-7 per Vllaznine qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 18 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, vetem tre pike larg Flamurtarit qe mban vendin e pare. Perballja me kete skuader do te jete pikerisht javen e ardhshme dhe kuqeblute padyshim qe do te tentojne fitoren.

Per t’u veçuar eshte fakti qe Vllaznia dallohet per nje loje sulmuese e kete e tregon me se miri edhe numri i madh i golave te shenuar, plot 61 nderkohe qe ka pesuar deri tani 34 te tille./SHKODRA-SPORT.COM/