Dinamo dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në duelin e tyre në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku episodet sollën barazimin 1-1 që u mbyll në fakt me polemika.

Dy skuadrat në fushë dhuruan pak gjëra për t’u kujtuar në pjesën e parë, teksa rrallëherë tentuan portën kundërshtare. Pjesa e dytë nisi me një penallti të fituar nga Gruda e të transfermuar saktësisht nga Balaj i cili më pas shpërdori mundësinë e golit të dytë,

Dinamo gjeti barazimin në minutat e fundit me anë të Bardhit, teksa më pas kërkoi edhe një penallti me Zabërgjën, por përkundrazi ky i fundit u ndëshkua me të verdhë për simulim, duke marrë kështu të kuqin.

Një vendim i gjyqtarit Koçi pa rishikuar pamjet në VAR, që tensionoi dinamovitët deri në vërshëllimën përfundimtare.

DINAMO-VLLAZNIA 1-1
84′ Bardhi / 51′ (p) Balaj